NATO është zotuar të ndihmojë fqinjët e Rusisë të mbijetojnë si kombe të pavarura, duke thënë se rezultati i luftës është me “rëndësi ekzistenciale” për disa vende.

Pas bisedimeve midis ministrave të jashtëm të NATO-s, përfaqësuesi i Estonisë Urmas Reinsalu tha: “Mesazhi është i qartë, të gjithë aleatët e NATO-s janë të vetëdijshëm se Rusia dëshiron të marrë kontrollin e Ballkanit Perëndimor, dhe ne duhet të ndihmojmë këto vende të mbijetojnë.”

Fokusi i bisedimeve të sotme ishte Bosnja, si dhe ish-republikat sovjetike të Moldavisë dhe Gjeorgjisë, të cilat të dyja kanë rajone separatiste të pushtuara nga trupat ruse.

Reinsalu vazhdoi duke deklaruar se pika qendrore e gravitetit për Moldavinë dhe Gjeorgjinë, është sigurisht rezultati i kësaj lufte. “Kjo është me rëndësi ekzistenciale për integritetin e tyre territorial, e drejta e tyre në të ardhmen për të zgjedhur rrugën e tyre”, tha ajo.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg nga ana tjetër shtoi se vendet duhet të mbështeten tani, pasi sipas tij “janë prekur nga ndikimi rus në mënyra të ndryshme në Ukrainë, por është më mirë të mbështeten në këtë moment që të mos shihen zhvillime që shkojnë në drejtimin e gabuar si me pushtimin e Ukrainës.

Ministrja e Jashtme boshnjake Bisera Turkoviç, e cila u ftua të bashkohej në takimin e NATO-s, tha se ishte e shqetësuar për synimet e Rusisë për vendin e saj, duke paralajmëruar: “Ne kemi përfaqësues rusë në qeverinë tonë dhe ndarja në vendin tonë është e thellë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: