Situata mes Kremlinit dhe grupit privat ushtarak Wagner është duke agravuar nga ora në orë. Mediat ruse kanë transmetuar në kohë reale çdo zhvillim që po ndodh në Rusi. Mirëpo kanali televiziv Rossiya ka gjetur ‘luksin’ dhe ka transmetuar një fjalim të Putinit në nder të ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi.

Sipas BBC-së, presidenti rus, Vladimir Putin po shfrytëzon mediat vendase që të tregojë se nuk është i frikësuar nga rebelimi i Wagner.

Shumica e kanikeve televizive identifikojnë Yevgeny Prigozhin si fajtorin kryesor pas kryengritjes, por nuk e transmetuan apo cituan atë drejtpërdrejt. Megjithëse një figurë e shquar në pushtimin rus të Ukrainës, Prigozhin nuk është një fytyrë e njohur për shikuesit e TV rusë.

Grupi i tij mercenar Wagner është lavdëruar shpesh në kanalet shtetërore, por vetë Prigozhin mezi është përmendur që nga 24 shkurt 2022.

Një korrespondent në Rossiya 1 pohoi se gjithçka ishte “e qetë” në Rostov-on-Don, të cilin forcat Wagner thonë se e kanë pushtuar dhe se qyteti, megjithëse i qetë, po bënte punët e tij të përditshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: