Ministria ruse e mbrojtjes ka bërë me dije se ka testuar raketën e re balistike ndërkontinentale Sarmat.

Presidenti rus, Vladimir Putin, u shfaq në TV duke u informuar nga ushtria se raketa ishte lëshuar nga Plesetsk në veriperëndim të vendit dhe goditi objektivat në gadishullin Kamchatka në lindjen e largët, raporton Reuters.

“Raketa balistike ndërkontinentale Sarmat ka karakteristikat më të larta taktike dhe teknike”, citohet të ketë thënë Putin.

Ai tha se raketa nuk ka tjetër të ngjashme dhe do t’i japë sinjal kujtdo që mendon se mund të kërcënojë Rusinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb