Ka qenë një skenë vërtetë e rrallë, ajo që u regjistruar nga kamerat e Sky Sport para startimit të ndeshjes midis Manchester United dhe Liverpool.

Teksa ishte në nxehmje me ekipin, Ronaldo braktis topin dhe i drejtohet vijës anësore të Old Trafford për të përshëndetur dy miqtë e tij, ish-shokë skuadre te United, Roy Keane dhe Gary Neville.

Neville dhe Keane ishin të dy pjesë e formacionit të Sky për të komentuar ndeshjen.

Keane pak para se Ronaldo t’u afrohej ishte duke komentuar zërat për largimin e tij, duke thënë: “Ne duhet ta shohim atë aty duke bërë më të mirën e tij. Më vjen mirë që po më dëgjon”.

 

Në atë moment Ronaldo vjen dhe i jep një përqafim Keane, gjithashtu edhe Neville, ndërsa zgjodhi të injorojë Jamie Carragher.

Teksa Ronaldo u largua, Carragher tha: “Ai më injoroi plotësisht!”.

Më herët, duke komentuar vendimin e Erik ten Hag për të lënë Ronaldon dhe Harry Maguire jashtë 11-shes së tij fillestare, Carragher ishte shprehur: “Ata të dy do të jenë vërtet të zhgënjyer. Nëse jam i sinqertë, nuk mendoj se Ten Hag e do Ronaldon aty pranë. Sapo ai ka opsione, ai e vendos atë në pankinë. Pas dy javësh, mendoj se ai do të largohet”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb