Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar prej muajsh, reperi shumë i dashur për publikun, Noizy ka publikuar sot detaje shumë të rëndësishme për mega-koncertin që ai do të zhvillojë më 14 gusht.

Noizy pasi kishte zbuluar datën e koncertit, ka treguar edhe vendin ku do të organizohet.

“Koncerti më i madh Hip-Hop do të mbahet më 14 gusht në sheshin Nënë Tereza”, njofton reperi duke theksuar se do të ketë të ftuar specialë, pra artistë me famë nga Europa dhe e gjithë bota, me disa prej të cilëve ai edhe ka bashkëpunuar.

Ndërkohë, Noizy në fund të postimit kërkon edhe një mendim nga fansat teksa shtron për diskutim pyetjen: “Si do të quhet ky koncert?”.

POSTIMI I PLOTË:

“Vëmendjeeee!

Në 14 Gusht, tek Sheshi Nënë Tereza. Aty do të bëhet koncerti që ju njoftova para pak ditēsh.

#14Gusht Një datë që s keni për ta harru kurrë se do bëhemi bashkë tek koncerti më i madh HipHop (Rhythm & Poetry) që është bërë deri më sot në Shqipëri.

Rezervojeni pra datën 14/Gusht që të mos e humbisni këtë super eksperiencë. Të jemi të gjithë në sheshin “Nënë Tereza”. Bashkë me mua do të jenë edhe artistët më të mirët të trojeve tona dhe më të mirë EU. Më keni mbështetur për shumë vite, dhe falë mbështetjes dhe suportit tuaj sot jemi këtu. Jua kam borxh këtë koncert, se ju jeni më të mirët dhe dua t’jua shpërblej ashtu si e meritoni me koncertin më të madh të mbajtur ndonjëherë. Po, po flas me gjithë ju që më keni mbështetur nga këngët e para të miat “Kosovë & Shqiperi” “Veç për ty” “OTR me zemer” “Jena mbretër” “Histori e gjate” “Mr Yesterday”. Mbase sot jemi me një moshë bashkë ose mbase jeni më të mëdhenj se unë, mbase jeni dhe me beba  por atë dite ju dua të gjithë bashkë në shesh për të kujtuar ato kohë, sepse koha ikën po muzika është aty. Sa mirë të përjetojmë edhe një herë të njëjtat ndjenja dhe emocione që nga koha kur këngët tona u shpërndanin me Bluetooth nga tel në tel, ose kur shkonim nëpër kafe interneti , apo kur bënim një cd.

Falë Zotit, mbështetjes tuaj dhe punës të pa ndalur muzika ime i mbijetoi kohës. Ja dolëm që edhe ky brezi i ri të ketë mundësinë të shijoj magjinë dhe të më japë forcën për të vazhduar me krijimtarinë time. Pra, bashkë me ne “Old schoolsat” ju dua edhe ju “New School-sat’ të na ndihmoni me kënget e reja. Oh sa shumë surpriza do ketë për ju më #14Gusht

Datën jua thashë…

Por, si do të quhet ky Koncert!? E gjeni dot❓”

Noizy
Noizy

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: