Presidenti i SHBA, Joe Biden, kreu deklarimin e tij të pasurisë duke rikthyer traditën që ndërpreu Donald Trump: në vitin 2020, kur ai kandidoi për Shtëpinë e Bardhë.

Ai dhe gruaja e tij Jill fituan 607 336 dollarë, nga 985 223 dollarë vitin e kaluar, kur çifti mori të ardhura nga shitjet e librave, leksioneve dhe pozicioneve të mbajtura në Universitetin e Pensilvanisë dhe Kolegjin e Komunitetit të Virxhinias Veriore, ndërsa taksat federale të paguara ishin 25,9%.

Biden-ët kanë dhuruar 30 704 dollarë për 10 fondacione bamirësie, përfshirë 10 000 për fondacionin ”Beau Biden”, një OJQ me emrin e djalit të ndjerë të presidentit për abuzimin ndaj fëmijëve.

Zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe bashkëshorti Douglas Emhoff, të cilët vitin e kaluar ishin përkatësisht një senatore dhe avokat në një firmë të madhe ligjore, raportuan të ardhura prej 1 695 225 dollarë, duke paguar 36,7 % taksa dhe duke dhuruar 27 006 për bamirësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb