Balerina e njohur e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Isida Mollaymeri, ka rrëfyer për herë të parë një situatë të vështirë në jetën e saj profesionale.

E ftuar në “Goca dhe Gra” ajo zbuloi eksperiencën e saj dhe shfaqjet në teatër, duke habitur me deklaratën se një njeri i pushtetshëm i ka thënë se “nuk do të shkelë më në atë skenë.”

“Mua më ndodhi herën e fundit, për të parën herë në jetë unë në “Zhizel” kam kërcyer shfaqjen e fundit, sepse dikush më tha “sa të jem unë këtu ti nuk do të kërcesh!” Por shyqyr Zotit, fatmirësisht falë publikur, i gjithë publiku u ngrit në skenë kështu që… Ma tha në sy të të gjithëve “sa të jem unë këtu ti nuk do të kërcësh.” Është hera e parë që po e them dhe është hera e parë që ma kanë thënë.”- tha ajo duke mos e zbuluar emrin e personit për të cilin bëhet fjalë.

Në një intervistë të dhënë më herët ku ka rrëfyer sakrificat që i janë dashur të bëjë për hir të profesionit. Ajo tha se e donte shumë baletin, por ky nuk është profesion kaq i thjeshtë pasi kërkon shumë mund dhe sarkrifica. Isida tregoi se që fëmijë i është dashur të heqë dorë nga lojërat me fëmijët e tjerë, për të shmangur në këtë mënyrë çdo dëmtim të mundshëm, shkruan “Panorama”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: