Sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Sadiku ka vendosur t’i bashkohet fushatës elekrorale që po mbahet në vendin tonë duke i dedikuar dy golat e shënuar kundër Izraelit Partisë. Kjo zgjedhje e futbollistit nuk është pritur mirë nga tifozë të shumtë, por jo vetëm.
Opinionisti televiziv, Olti Curri, ka postuar në “facebook”, një video-montazh ku ironizon fjalët e thëna nga Sadiku. Mesazhi “Ik o Sadik”, dhe mesazhi “Atdheu mbi të gjitha” tregon më qartësisht mesazhin që jep kjo video.
(e.k/BalkanWeb)