Karlos Sainz përgatitet për një tjetër sezon në Formula 1, me pilotin e Ferrarit që i ka idetë e qarta për vitin 2024.  “Mendoj se jam përmirësuar nga viti 2022. Vitin e kaluar isha më mirë, edhe pse nuk e cilësoj si sezonin më të mirë të karrierës. Por, e di se skuderia po bën hapa përpara dhe nëse vazhdojmë të përmirësohemi, atëherë mund ta sfidojmë RedBullin.

Raporti me Lëklerk? Mendoj se jemi dyshja më e fortë në Formula 1. Ai është shumë i zoti dhe shumë i shpejtë, kemi respekt për njëri-tjetrin dhe gjithnjë vendosim Ferrarin para vetes. Jemi së bashku në një skuadër prej tre vitesh dhe nuk kemi pasur asnjë aksident në pistë. Dhe jemi gjithmonë shumë pranë njëri-tjetrit.

Makina e vitit të kaluar? Më thanë se ishte një makinë e përshtatur për karakteristika e mia, por gjatë vitit ajo makinë më ka dhënë shumë “dhimbje koke”. Ishte një makinë e vështirë për t’i dhënë dhe kjo u duk që gjatë testeve të para. Nuk po e kuptonim se çfarë mungonte dhe ku ishte diferenca me RedBullin. Por, në pjesë e dytë të sezonit u përmirësuam dhe besoj se jemi në rrugën e duhur.

Podiumi në Monza dhe suksesi në Singapor ishin padyshim momentet më të mira të vitit 2023, ndjehem krenar sepse isha piloti i vetëm që “theu” dominimin e RedBullit. Ishte e vështirë dhe kishte presion, por unë dhe skuadra bëmë një punë të shkëlqyer dhe kjo më bën te ndjehem krenar”, u shpreh Sainz.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: