BELGJIKE- I shpërfytyruar dhe i parruar shfaqet terroristi Salah Abdeslam. Në një fotot të publikuar nga ambientet e burgut të Bryzh të Belgjikës ku qëndron, kamikazi më i rrezikshëm shfaqet krejtësisht ndryshe.

Sipas gazetës Het Nieuwsblad, Salah duke tërësisht i maskuar, ndërsa mbahet i burgosur në kushte të sigurisë maksimale, në pritje të ekstradimit në Francë për llogari të drejtësisë së franceze. Sakaq, autoritetet e burgut shprehen se terroristi është një ‘i burgosur model’.

“Është një djalë shumë i mirë. Një shembull për shumë të burgosur të tjerë, sa i përket sjelljes. Ne nuk raportojmë ndonjë koment negativ në sjelljen e tij. Madje ka dhe oreks ‘shumë të mirë.”.

I shumëkërkuari për sulmet e Parisit më 13 nëntor të vitit të kaluar, Salah Abdeslam u arrestua në Belgjikë më 18 mars të këtij viti.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: