NGA ZONJA VJOLLCA*

300 gr salcë kosi
2 kunguj
2 karrota
2 thelpinj hudhër
2 lugë gjelle ujë
3-4 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Koper

Fillimisht grijmë në rende kungujt dhe karotat. Më pas vendosim tiganin me 3 lugë gjelle vaj ulliri në zjarr dhe pasi të ngrohet vaji kaurdisim perimet. Në një tas trazojmë salcën e kosit me dy luge gjelle ujë dhe pak kripë. E trazojmë mirë me telin e vezëve që salca të bëhet kremoze. Në fund shtojmë hudhrat e shtypura dhe perimet pasi të jenë ftohur. E trazojmë mirë salcë e kosit me perime dhe e servirim duke e spërkatur me vaj ulliri dhe kopër

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb