TIRANE-Vijojnë akuzat në distancë mes deputeti të PD, Ervin Salianji me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla pas pretendimeve se ky i fundit ka udhëtuar 25 herë jashtë vendit me Edmond Begon për të cilin PD thotë se është trafikant droge i dënuar në Itali.

Pas akuzave të para të Salianjit, Balla tha se të hënën do depozitojë padi në gjykatë  për shpifje, por ka reaguar sërish Salianji përmes një postimi në Facebook. Deputeti i PD ka publikuar një dokument dhe thotë se Balla nuk i fsheh lidhjet me krimin me anë të fotomontazhit.

Statusi i plotë:

LIDHJET ME KRIMIN NUK I FSHIHNI DOT ME FOTOMONTAZH!

Harrojeni! Keni gjurmë kudo. Jeni aq të lidhur me krimin sa ska department, prokurori e gjykatë që ju shpëton!

E meqënëse tashmë jeni faktuar si mashtruesa, që përdrorni edhe fotomontazhin dhe kallamin e peshkut për të mbuluar lidhjet me krimin, kujtohu njëherë Taulant, në këto data dhe në këtë orare, ke qenë për peshk, apo në udhëtime jashtë shtetit me CHARTER?

07.09.2013, ora 11.54

08.12.2014, ora 12.23

26.12.2014, ora 08.54

26.12.2014, ora 16.31

28.11.2016, ora 21.18

10.10.2016, ora 23.39

06.09.2016, ora 13.12

28.11.2016, ora 10.34

10.10.2016, ora 06.36

23.10.2017, ora 12.42

24.10.2017, ora 22.25

19.03.2018, ora 17.42

20.03.2018, ora 18.07

26.04.2018, ora 17.43

Dokumentet e ALBCONTROL tregojnë që shtetasi Taulant Balla, me dokumentin identifikues me nr. DB 11597xx-AL dhe nr. DC66547xx-AL, ka qenë në udhëtime me CHARTER!

Sna the gje, po me trafikantin e denuar te droges Edmond Bego, pse ke udhetuar 25 here jashte vendit?

Të fala Departamentit të Shpifsave ne PS!

43788936 1986519844703815 1718177335775068160 N
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb