Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është takuar këtë pasdite me disa fermerë.

Ai shkruan në rrjete sociale, se qeveria nuk i ndihmon ata, pasi sipas tij çmimet e farave, plehrave kimikë dhe pesticideve janë rritur.

Postimi i Ervin Salianjit:

Me fermerët!

Qeveria ju është bërë barrë fermerëve, në bashkëpunim me kartelet ka rritur çmimin e farave, plehrave kimikë dhe pesticideve. Naftën e përdorën vetëm si instrument mashtrimi gjatë fushatës, taksën e tokës e rrisin çdo vit.

Prodhimet në shumicën e rasteve hidhen në kanale ose shiten me çmim në kosto. Qeveria dhe perfaqësuesit e saj as nuk duken pas zgjedhjeve!

Gjithçka për ti shkurtuar ditët kësaj qeverie!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: