TIRANË

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka deklaruar se protesta e opozitës dhe qytetarëve do të vazhdojë dhe qëndresa nuk do ndalet. Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama t’i thërrasë arsyes e të ikë.

Salianji deklaroi se protestat nuk kanë qenë të dhunshme por policia ka tejkaluar forcën por se popullin s’ka gardh që e ndal.

“Sfida jonë është rezistenca. Sfida jonë që Rama ti thërrasë arsyes dhe ne të fitojmë me forcën e arsyes, jo tjetër. A duhet të themi të ikë Rama, ku i keni duart? Rama ik. ne kërkojmë mirëqenie dhe punësim për qytetarët. Rama dhe shpura e tij kërkojnë para dhe të zhvatin popullin. ne kërkojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme, Edi Rama kërkon ta kthejë Shqipërinë si Venezuelën e Maduros. Rama ik! Ne kërkojmë një qeveri që të jetë shërbëtore e qytetarëve, jo që i shërben oligarkëve dhe farefisit të Edi Ramës.
Ka vetëm një zgjidhje. kjo rrugë është një rrugë me një drejtim. Të çon drejt demokracisë së vërtetë. Ju e shikoni se si qeveria është e kapur në krim dhe korrupsion. Institucionet përdoren për të mbuluar krimin e malavitës.
A keni parë që të shkojë në prokuroi Edi Rama, Damian Gjiknuri, Afrim Qendro, Vangjush Dako, Qzim Sejdini, a keni parë të shkojnë në prokurori? në prokurori shkojnë vetëm qytetarët, ndaj kjo qeveri duhet përmbysur. Interesat e qeverisë janë interesat e një grupi njerëzish. Ndaj populli çdo ditë e më shumë i thotë Rama ik.
Ne kurrë nuk kemi përdorur dhunë, policia ka tejkaluar ligjin dhe ka kapërcyer forcën. Nëse ne do përdornim forcën do e kapërcenim për 2 minuta atë gardh, nuk ka gardh që e ndal popullin.
Qëndresa jonë jo vetëm që nuk do ndalet e nuk do të rrudhet por do të bëhet gjithmonë e më shumë. Ti themi Rama ik sepse nuk përfaqëson më popullin. Edi Rama nuk është pronar i jetës së këtyre njerëzve që jetojnë në këtë territor. Shqipëria është e njerëzve, bashkë do ia dalim. Fitore! Rama ik!”, deklaroi Salianji.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb