Deputeti Ervin Salianji është shprehur se janë intensifikuar kontaktet me qytetarët sidomos për të dëgjuar dhe për të ndarë bashkë hallet e tyre të përditshme. Në një prononcim për mediat nga Korça, Salianji tha se plani prej 7 pikash që ka përgatitur Partia Demokratike dhe kryetari i saj është zgjidhja e duhur për të bërë të mundur të paktën përballimin e jetesës në kushte minimale

Salianji këmbënguli po ashtu në 6% në TVSH-së për çmimet e shportës bazë apo qoftë edhe për energjinë elektrike e cila jo vetëm nuk duhet të rritet por duhet të ketë një ulje ashtu siç është premtuar nga ana e kryeministrit.

I pyetur për marrëdhëniet dhe një konflikt të mundshëm me deputetin Edmond Spaho, ai tha se çdo gjë që ka të bëjë me marrëdhëniet mes njëri-tjetrit në këto momente nuk ka rëndësi.

Ndërkohë ai nuk ka përjashtuar edhe protestat si pjesë e aksionit opozitar. Ai tha se do të kemi çfarëdo lloj rezistence bashkë me qytetarët që të mos preket kafshata e përditshme edhe vaktet të cilat edhe sot siç besoj e keni parë shumica e familjeve nuk arrijnë t’i plotësojnë.

Prononcimi për mediat

Siç besoj e keni ndjekur, siç e kanë parë edhe qytetarët gjatë gjithë fundjavës siç dhe kemi paralajmëruar, kemi intensifikuar kontaktet me qytetarët sidomos për të dëgjuar dhe për të ndarë bashkë hallet e tyre të përditshme por tani edhe më të shtuar të rritjes së çmimeve të shportës shtuar kjo dhe me një acar të pritshëm jo vetëm të dimrit por një acar ekonomik i cili është shoqëruar në rajonin e Korçës që e ka problem ngrohen në dyfishim thuajse të çmimit  të gazit, për ngrohjen me dru as që bëhet fjalë për shkak të çmimeve stratosferike të druve të rritura vitet e fundit dhe tani një pothuajse reagim siç e thashë jo vetëm ankthin por një përllogaritje e kafshatave të bukës të familjeve korçare të cilat po reagojnë në mënyrë të shqetësuar në çdo takim që kemi pasur për përballimin e jetesës së tyre të përditshme për shkak të paralajmërimit të faturave të energjisë elektrike. Energjia elektrike edhe sot e kësaj dite është pothuajse e papërballueshme për një pjesë të madhe të qytetarëve shumë qytetarë siç kemi treguar familjet e tyre janë pa energji ju është prerë për shkak të mospagimit të faturave pavarësisht se kanë vetëm dy llampa dhe asnjë pajisje tjetër ndërkohë që qeveria edhe në program ka premtuar që do të ulte çmimin e energjisë. Gjithçka po shkon për keq për qytetarët por për qeverinë po i shkojnë gjërat për dreq dhe ne do të bëjmë gjitçka për të qenë pranë tyre në çdo formë rezistence. Plani prej 7 pikash që ka përgatitur partia demokratike dhe kryetari i saj ne mendojmë që është zgjidhja e duhur për të bërë të mundur të paktën përballimin e jetesës në kushte minimale dhe të mbijetesës në fakt të shumicës së qytetarëve shqiptarë

Pyetje: A ka përplasje midis jush dhe Spahos, e keni telefonuar duke e ofenduar? 

Gjithçka ka të bëjë me çdo interes apo marrëdhënie me njëri tjetrin padiskutim që në këto momente  sështë në interesin e publikut. Ata që s kanë para për të paguar faturat apo për të siguruar vaktet e fëmijëve nuk kanë këtë në fokus.

Pyetje: Ne jemi një prodhues i madh energjitik në rajon, si do të mbrojmë interesin e qytetarëve, cilat janë rrugët?

Siç e thashë në jemi në terren dhe jemi në kontakte me qytetarët, do të bëjmë gjithçka bashkë me qytetarët në çdo lloj forme reagimi  duke nisur nga propozimet konkrete që kemi çuar në kuvend qoftë për uljen në 6% në TVSH-së për çmimet e shportës bazë apo qoftë edhe për energjinë elektrike e cila jo vetëm nuk duhet të rritet por duhet të ketë një ulje ashtu siç është premtuar nga ana e kryeministrit. Po në situatën ku është një qeveri që i vjedh votat dhe kryen masakër elektorale që ne kemi çeshtjen tjetër me Komisionin hetimor padiskutim që nuk interesohet për interesat e qytetarëve. Ne kemi në fokus vetëm interesat e qytetarëve. Gjithçka tjetër që ka të bëjë qoftë me debate me diskutime me mendime të ndryshme prandaj është një parti perëndimore prandaj është një parti që ka vokacion euroatlantik  dhe kështu do të mbetemi gjithmonë. Ne jemi një parti e interesit të qytetarëve dhe fokusin e kemi tek qytetarët. Siç e thashë tashmë ne jemi në terren dhe me propozime konkrete për të bërë gjithçka që është e mundur që të lehtësojmë jetesën e qytetarëve. Gjithë çështjet e tjera janë çështje që zgjidhen por çështjet e interesit të skupeve të vogla nuk është se kanë ndonjë interes të madh.

Pyetje: Parashikohen edhe protesta në vazhdim?

Ne nuk përjashtojmë asnjë gjë, do të nxisim çdo formë reagimi dhe do të kemi çfarëdo lloj rezistence bashkë me qytetarët që të mos preket kafshata e përditshme edhe vaktet të cilat edhe sot siç besoj e keni parë shumica e familjeve nuk arrijnë t’i plotësojnë.

Pyetje: Çfarë po ndodh me opozitën shqiptare?

Siç e shikoni Partia Demokratike opozita në tërësi gjitha faktorët e saj jo vetëm që nuk janë në pikën më të dobët por janë në pikën më të lartë të interesit publik pra ka prej kohësh që prej përfundimit të zgjedhjeve lajm bën vetëm PD. Gjithçka bën PD është lajm disa e quajnë dhe unë do ta quaja çdo formw foltoreje diskutimi  ideje mendimi rigjenerim diskutim, energjizim i PD e cila në fund bëhet bashkë të gjithë demokratët kanë vetëm një interes të largojnë Edi Ramën  dhe në fund ne do të jemi po njësoj bashkë për të bërë të mundur shkurtimin e ditëve të regjimit. Ne nuk ndëshkojmë asnjë për mendime ne i dëgjojmë të gjitha por në fund ka institucione që vendosin dhe në fund vazhdojmë dhe ecim në të njëjtin drejtim për të njëjtin qëllim për të rrëzuar regjimin

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb