Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, akuzoi edhe një herë qeverinë për lidhje me bandat e drogës si dhe shkaktare e rritjes së krimit në vend.

Deputeti i djathtë tha se PD do të jetë e pranishme në Vlorë, sipas tij në qytetin më të kriminalizuar në vend, me 38 të zhdukur brenda një viti.

Ai tha se vizita e bërë nga Partia Demokratike në Shkodër, gjithashtu qytet problematik, ndali bandat së ushtruari aktivitetin e tyre kriminal.

“Është qyteti më i kriminalizuar se çdo qytet tjetër, vetëm në një vit janë më shumë se 38 të zhdukur në Vlorë. Ka pasur denoncime të familjarëve dhe policia i mban të fshehta. Është qyteti ku është në drejtim drejtori i Policisë, Jael Çela. Ka shpëtuar prej lidhjeve me bandën kriminale. Është qyteti ku vëllai i ministrit të Brendshëm kontrollon interesat e mafias aty. Ai kontrollon lojërat e fatit. Ishim në Shkodër fillimisht për shkak të emergjencës që kishte ky qytet. Dhe u ndalua vazhdimi i ekzekutimeve tipike mafioze. Ne shkojmë në mbrojtje të qytetarëve, që t’i tregojmë që jemi pranë tyre. Me shkuarjen tonë atje bandat kriminale kanë ndalur së ushtruari aktivitetin e tyre,” tha Salianji.

Ligji për teatrin

“Ne jemi tërë kohës në detyrë, në veprimtarinë tonë kushtetuese ligjore në shërbim të qytetarëve, nuk mund të shkohet në parlament kur është i rrethuar nga krimi. Kur PS nuk respekton ligjin, cfarë reagimi bëjmë ne, ne me shkuarjen aty ku është problematika ritheksojmë më shumë mesazhet që duhet të japë opozita. Kur nuk ka parlament e institucione, ne nuk kemi çfarë bëjmë. Ne kemi paralajmëruar që Teatri nuk do të preket. Me ligj apo pa ligj, kjo është vjedhje e kryeministrit prej miliona eurosh.

Ne mendojmë që prona publike nuk duhet të tjetërsohet. Aty ndodh shkelje e pastër, me apo pa garë. Ne mendojmë që Teatri të rikonstruktohet aty ku është.

Ti nuk është se nuk ke para, por po e bën për të vjedhur pronën publike”

Nga 1 janari – jo kazino elektrike në zonat e banuara

“Këtë operacion e nisën 4 vite më parë, e nisën me moton “fundi i marrëzisë” por doli “marrëzi pa fund”. Nëse do ndodhë që nuk do jenë, ky është lajm i mirë. Por s’mund të rri pa thënë që kompania që është licencuar online ka lidhje me vëllain e kryeministrit. Ata e kanë zhvendosur vesin nga qyteti në celular apo kompjuter. Është një kompani që ne e kemi denoncuar. Largimi i këtyre pikave ndihmon plotësisht në një farë drejtimi kriminalizimin në pika të caktuara”.

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: