Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji ka vizituar një 80-vjeçare që jeton në kushtet e një varfërie ekstreme në Laprakë. Safije Cani e vetme, pasi fëmijët i kanë shkuar në azil, heton duke rrëmuar në kazanët e plehrave dhe thotë se paratë që nxjerr nuk i dalin as për të paguar dritat e as për ilaçe.

Salianji tha se mbetjet që Edi Rama po ia përcjell qytetarëve si shpëtimin ekonomik të vendit, janë në fakt një mjerim. “Janë biznes për klientët e tij dhe për mafien e plehrave, por për njerëzit janë shkatërrim”, u shpreh ai.

E moshuara: Jam 80 vjeç dhe jetoj vetëm. Mbledh kanoçe përditë, mos i paça kalamajtë. Fëmijët kanë ikur në azil. Nuk kam askënd.

Salianji: Sa lekë fiton me këto?

E moshuara: 500 lekë, 500 të vjetra në ditë.

Salianji: Dritat kur t’i kanë prerë

E moshuara: Prej dy vjetësh. Vetëm një llambë kam këtu (në kuzhinë) dhe në korridor.
S’ka ardhur kërkush. Vetëm jam këtu. Nga bashkia nuk duket kurrë kush. S’kam parë kërkënd dhe asnjeri nuk më ndihmon. Nuk vjen asnjeri të më shohë.

Salianji: Këtu tek ty mund të vijnë vetëm për fushatë për reklamë me kamera. Ja kështu si ti për tek plehrat i thotë qytetarëve shqiptarë se do të punësojë 30 mijë veta, ja kështu si ty do të punësojë njerëz, me 500 lekë të vjetra në ditë apo një mijë lekë e ta mbushë Shqipërinë plot me plehra. Ndërkohë Rama fiton 150 milion euro nga kjo. Ky godet të varfrit, godet njerëzit e pamundur si ti dhe bën lek për të pasurit dhe njerëzit e tij. Po ilaçet, shëndetësinë a ta kanë dhënë falas?

E moshuara: Jo, jo nuk më japin asgjë falas, i kam blerë dhe shtrenjtë. Mezi më del se duhet dhe të ha.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: