Nga: ZONJA VJOLLCA*
2 kunguj të njomë
1 mollë
100 gr kos
3 lgj arra
2 lgj vaj ulliri
1 thelpi hudhër
½ lëng limoni
1 lgj majdanoz të grirë
Kripë
Piper

Fillimisht presim kungujt në fillim për së gjati dhe pastaj i presim në feta. Mollën e presim në feta horizontalisht dhe bashkë me kungullin i vendosim në ujë të vluar me kripë për 1-2 minuta dhe menjëherë i shpëlajmë me ujë të ftohtë. Përgatisim salcën duke trazuar një lugë gjelle arra të grira shumë imët, hudhrën e grirë imët, kosin, vajin e ullirit, lëngun e limonit, majdanozin, kripën dhe piperin. Vendosim kungullin dhe mollën në një sallatiere dhe i spërkasim me salcën e përgatitur. E mbulojmë sallatën me pjesën tjetër të arrave të grira në copëza të dukshme dhe me majdanozin e grirë.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: