Nga: ZONJA VJOLLCA
1 kokë lakër e kuqe
1 kokërr qepë
1 kokërr limon
2-3 lgj vaj ulliri
2 gjethe dafine
200 ml lëng perimesh
½ lk trumzë
1 kokërr vezë
2 lgj miell
1 ½ lgj peksimadhe
200 gr djath
Kripë, piper, pak sheqer
3-4 patate të pjekura

Fillimisht pastrojmë lakrën dhe e presim në feta për së gjati. Presim lëkurën e limonit në shirita të hollë ndërsa lëngun e tij e lemë mënjanë. Në një tigan vendosim pak vaj ulliri, kaurdisim qepën dhe sapo të zbutet vendosim dhe lakrën e kuqe sa të zbutet. Më pas shtojmë lëngun e perimeve, gjethet e dafinës, trumzë dhe ½ e limonit. E mbulojmë tenxheren dhe e lemë të ziejë për 15 -20 minuta në zjarr nën mesatar. Në një tavë vedosim 3-4 patate të vogla të piqen në furrë. Ndërkohë presim djathin në kubikë mesatar dhe vendosim në tryezë 3 tasa të vegjël, një me vezë, një me miell, një me peksimadhe. Kalojmë djathin fillimisht në vezë, më pas në miell dhe në fund në peksimadhe dhe i skuqim në tigan me pak vaj të nxehtë. Lakrën e marinojmë me 2-3 lugë lëng limoni, kripë, piper, një majë luge sheqer dhe lëkurën e limonit të grirë imët. E shërbejmë lakrën me djathin e skuqur dhe me patate të pjekura.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb