NGA: ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
1 tufë rukola
1 filxhan misra të zier
3-4 kokrra kivi
1 spec djegës i freskët
1 thelpi hudhër
2 lgj uthull
4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi
Përgatitja
Fillimisht vendosim në një pjatancë rukolën. Në qendër vendosim në mënyrë rrethore zinxhir fetat e kivit duke formuar një hapësirë në mes të cilën e mbushim me misra të zier. Presim imët specin djegës dhe e shpërndajmë sipër misrave. Në një enë të vogël trazojmë vajin e ullirit me uthull, kripë dhe piper dhe spërkasim sallatën.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb