Samiti i Brukselit ka mbledhur për herë të parë gjatë pandemisë fizikisht 27 liderët e Bashkimit Europian. Në krye të axhendës është pikërisht rimëkëmbja ekonomie dhe fondi i BE për situatën post- covid.

Por në BE për këtë çështje ka shumë debate teksa ajo që shpreson më shumë është Italia. Në fakt ka një plan paraprak, ajo e Merkel dhe Macron që të ketë një fond 750 miliardë eurosh, nga të cilat ishte parashikuar që 500 miliardë të ishin grante dhe 250 hua, por kjo u ndryshua më pas në 450 miliardë grante dhe 300 hua.

Por gjithsesi nuk ka kompromis nga të 27 vendet. Mënyra më e mirë për të financuar vendet sidomos ato të goditura janë koncesionet por mungon garancia. Pikërisht në këtë aspekt ka dy pole, Italia e cila do të përfitojë me patjetër sa më shumë fonde për të rimëkëmbur ekonomikisht pasi dhe u godit më fuqimisht nga pandemia, dhe Holanda e cila është liderja e shteteve të ‘kursyera’.

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka thënë se diskutimi është më i vështirë nga ç’pritej dhe i ka kërkuar Holandës dhe vendeve të tjera që të kuptojnë rëndësinë e një reagimi të fortë. Diskutimi mendohet se do të vijojë deri të dielën por deri tani ka një përçarje mes 23 vendeve të udhëhequra nga Gjermani- Francë, dhe nga 4 vendet ‘e kursyera’ me udhëheqëse Holandën e mbështetur nga Suedia, Danimarka dhe Austria.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb