Rusia ka reaguar në lidhje me zhvillimet e kësaj të enjte të NATO dhe G 7, që dolën me deklarata zyrtare për agresionin e Putinit në Ukrainë. Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme Ruse, Maria Zakhorova, NATO dëshiron që lufta në Ukrainë të vazhdojë.

“Shtetet anëtare të organizatës kanë treguar besnikëri ndaj Uashingtonit. Gatishmërinë e tyre për të ndjekur udhëzimet e SHBA për kontroll total të Rusisë. Ata ofrojnë mbështetje politike dhe praktike për regjimin e Kievit”, ka thënë Zakhorova.

Kujtojmë që në mbledhjen e sotshme të NATO-s u tha se do të forcohet mbrojtja e armëve bërthamore, biologjike dhe kimike e aleancës, për t’i bërë ballë kërcënimit rus.

Gjithashtu u vu në pah, se nëse Rusia do të përdorë armë kimike, atëherë do të vijë edhe kundërpërgjigja e SHBA. Sakaq, deklarata pati edhe ndaj Kinës, duke kërcënuar se nëse do të ndihmonte Rusinë në këtë betejë do të kishte sanksione të ashpra ekonomike, njëjtë si Moska.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: