Emiratet e Bashkuara Arabe do të nisin presidencën e tyre të bisedimeve globale për klimën ditën e nesërme, me kreun e kompanisë së saj kombëtare të naftës që ka gjasa t’i jepet roli udhëheqës.

Sulltan Al Jaber ka shërbyer si i dërguar për klimën në vend dhe është shefi i Kompanisë Kombëtare të Naftës së Abu Dhabi (Adnoc),ku deri më tani është në vendin e 12-të për prodhim dhe pretendente për të marrë rolin kryesor gjatë bisedimeve.

Samiti i OKB-së për klimën Cop28, i cili do të zhvillohet në nëntor në Dubai, do të jetë një konferencë vendimtare, që do të përcaktojë nëse bota mund të shkojë në rrugën e duhur për të trajtuar krizën klimatike apo jo. Këtë vit, kombet duhet të kryejnë një “mbledhje globale” duke vlerësuar gjendjen aktuale të veprimit klimatik dhe progresin në përmbushjen e objektivave të marrëveshjes së Parisit të vitit 2015 .

Disa vende kanë paraqitur plane për të reduktuar emetimet e gazit serrë që janë në përputhje me marrëveshjen e Parisit për kufizimin e ngrohjes globale në 1.5C mbi nivelet para-industriale.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë kërkuar të paraqitet si një prodhues modernizues i naftës, duke përmirësuar efikasitetin e metodave të prodhimit dhe duke investuar në energjinë e rinovueshme. Megjithatë, kjo është vënë në dyshim nëse një ekonomi inovative e naftës do mund të mbajë flamurin për heqjen e shpejtë të lëndëve djegëse fosile në mënyrë që të qëndrojë brenda objektivit për uljen e temperaturës deri në 1.5 gradë Celsius.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb