SHBA-ja vendosi sot një sërë sanksionesh të mëtejshme ndaj 15 agjentëve të shërbimeve sekrete ushtarake ruse (GRU) të akuzuar për veprimtari të dëmshme duke nisur nga ndërhyrja në presidencialet amerikane të 2016 deri tek pirateria e Agjencisë Botërore Anti-doping.

Dy nga 15 agjentët akuzohen gjithashtu si përgjegjës të helmimit të ish-agjentit të dyfishtë rus, Sergueï Skripal dhe vajzës së tij Ioulia, në fillim të marsit në Salisbury, në jug të Anglisë, sipas një komunikate të Departamentit amerikan të Thesarit, shkruan atsh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: