Një zjarr i papritur  ka shpërthyer  në mjediset e jashtme të një magazine në fshatin Gjashtë, në qytetin e Sarandës.

Sipas burimeve për ‘BalkanWeb’, ndërhyrja në kohë e sherbimit zjarrfikës të Sarandës bëri të mundur shuarjen e zjarrit duke ndërprerë kështu përparimin e tij dhe shpëtuar pa dëme magazinën në pronësi të Kasëm Bali.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e zjarrit.

 

(BalkanWeb)

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb