SARANDË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Sarandës, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur rëndë. Sipas raportimeve, një automjet tip “Nisan”, me targa targë AA337LF ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në oborrin e një lokali.

Makina drejtohej nga 28-vjeçari Arbër Xhelo, i cili për shkak të batimit të mjetit ka marrë plagë të rënda. Ai është transportuar në spital, ku bluzat e bardha të Sarandës i ka në dhënë ndihmën e parë dhe më pas e kanë nisur drejt kryeqytetit për shkak të gjendjes tepër të rëndë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: