SARANDË- Banorët e lagjes numër 5 në Sarandë kanë kaluar orë tmerri mbrëmjen e djeshme, pasi një zjarr i madh përfshiu tre automjete që ishin të parkuara pranë një pallati. Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, 3 automjete janë përfshirë nga flakët, ndërsa dyshohet se ka qenë një zjarrvënie e qëllimshme. Makinat sipas bluve, kanë qenë të parkuara pranë njëra-tjetrës pranë një pallati, një pjesë e të cilit gjithashtu është përfshirë nga flakët duke shkaktuar panik tek banorët.

Nga zjarri është djegur plotësisht  një “Mercedes Benz”, pa targa në pronësi të Babush Dodit, pronar i një servisi në Qafë Gjashtë, ndërsa është dëmtuar edhe një automjet tip “Hyndai” me targa AA534 ET, në pronësi të një shtetasi grek. Po kështu ka pësuar dëmtime edhe automjeti tip “Rover” me traga AA 608 FR.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikëset, të cilët me ndihmën edhe të banorëve kanë mundur të shuajnë flakët. Njëri prej automjeteve është djegur plotësisht, ndërsa dy të tjerët kanë vetëm disa dëmtime. Policia ka marrë në pyetje pronarët e automjeteve si dhe banorë të pallatit për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe bërë të mundur identifikimin e autorëve.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: