Mauricio Sarri duhet të kryejë misionin e radhës pas suksesit ndaj Leverkusenit në Champions League. Trajneri i Juventusit do të përballet me Interin e Antonio Kontes, skuadrës që kryeson kampionatin pas 6 javëve me pikë të plota. Por, pavarësisht se është ndeshja më e rëndësishme e kësaj faze të parë, tekniku bardhezi shpreshet se kjo nuk është vendimtare për titullin kampion dhe se bardhezinjtë nuk janë favoritë në këtë sfidë.

“Në një ndeshje të vetme nuk mund të thuash asnjëherë se cila skuadër është favoritja. Të luash Inter-Juventus është një ndjenjë që të bën të jetosh, arrij të shoh vetëm një aspekt të bukur të historisë. Inter është një skuadër e fortë, solide dhe kur merr ndeshjen në dorë arrin të jetë e rrezikshme. Ndeshja nuk është aspak deçizive. Vite më parë kur Juventus ishte poshtë në renditje, unë e jepja favorite dhe gazetarët qeshnin. Të mendosh për klasifikimin në fillim të tetorit është një gabim i madh.”

Natyrisht që mediat kërkuan të bënin një duel të parë mes tij dhe Kontes, por Sarri flet vetëm me superlativa. “Konte? Unë shoh vetëm ndeshjen kundër Interit, nuk mendoj për duelin me të. Ai është një trajner i madh, një nga më të mirët në botë dhe këtë po e tregon edhe te Inter-i. Nëse ju i shikoni ndeshjet Sarri vs Konte nuk arrij t’ju kuptoj. Nesër luhet një ndeshje e bukur Inter-Juventus. Unë arrij të shoh vetëm emocione të një ndeshjeje të madhe në një stadium të madh. Madje nuk do të flisja për emocione, por për dëshirën për ta përjetuar këtë ndeshje. Nuk besoj se ka një skuadër favorite.”

“Në ndeshje janë përshtypjet dhe pastaj numrat, linja jonë mesatare në të cilën rekuperojmë topin është më e lartë, kemi ecur më mirë se në ndeshjet e kaluara. Duhet të mendojmë për paraqitjen, unë mendoj se në fund cilësia vlen. Pastaj ndeshja do të na tregojë nëse ia kemi arritur qëllimit tonë apo jo. Mua më pëlqejnë skuadrat që kanë një mënyrë loje preçize dhe ecin drejt saj, pastaj trajnerët marrin 100 vendime në ditë dhe kështu vendime të ndryshme janë gabim, pra të bësh pak gabime është një cilësi e madhe. “Nëse klasifikimi në fillim të tetorit krijon një impakt psikologjik, do të thotë se psikologjikisht nuk jemi gati të bëjmë gjëra të mëdha.”

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: