Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një lajm të mirë për qytetarët.

Ai ka njoftuar përmes një postimi në ‘Facebook’ se në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur mëngjesin e sotëm 340,000 dozave të vaksinës Coronavac, sasia kjo më e madhe e mbërritur njëherësh në vendin tonë.

Sipas kreut të qeverisë, numri i vaksinave të mbërritura në vendin tonë deri më tani është 1,578,790.

MESAZHI I RAMES
MIRËMËNGJES ?
dhe me lajmin e mirë të mbërritjes pak minuta më parë të 340,000 dozave të vaksinës Coronavac në Aeroportin “Nënë Tereza”, sasia më e madhe e mbërritur njëherësh, që e çon në 1,578,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani ??, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë??

#ShqipëriaBuzëqesh?

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb