TIRANE – Spitali Amerikan ka zhvilluar sot një maratone sensibilizuese tek Liqeni Artificial, kundër kancerit kolorektal. Pjesë e nismës për një shëndet më të mirë dhe ndërgjegjësim për kancerin kolorektal, u bënë dhjetëra qytetarë, si dhe stafi i Spitalit Amerikan.
**Ngjyra blu,** simbolizon respekt për njerëzit që kanë humbur betejën me kancerin, si dhe shpresën për një të ardhme pa tumor.

Spitali Amerikan është nismëtar i ndërgjegjësimit dhe edukimit për një trup të shëndetshëm.

A e dini se?
Meshkujt dhe femrat kanë të njëjtin risk për t’u prekur nga kanceri kolorektal.
Kanceri kolorektal shpesh nuk shfaq simptoma.
Njerëzit me histori familjare (prindër, të afërm ose pasaardhës) të cilët kanë kancer kolorektal, janë 2 ose 3 herë të riskuar për t’u prekur nga kanceri kolorektal.
Kanceri kolorektal mund të trajtohet dhe kurohet nëse diagnostikohet herët.
Diagnostikimi i hershëm shpëton jetë!
Kanceri Kolorektal është kanceri më i shpeshtë tek meshkujt dhe i dyti më i shpeshtë tek femrat.
Nëse ju jeni mbi 50 vjeç, kryeni Check Up-in Sot! Mbroni shëndetin tuaj!. Së bashku kundër kancerit kolorektal! Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb