Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut është duke zhvilluar një seancë dëgjimore publike në referencë të Vendimit Nr. 3/2022 dt.29.03.2022 “PËR SHPALLJEN E VAKANCËS SË AVOKATIT TË POPULLIT”.

Do të jenë 19 nga lista paraprake me 20 kandidatë që do të shpalosin platformat e tyre përpara deputetëve të Kuvendit, pasi Olta Aliaj ka tërhequr kandidaturën pak minuta para nisjes së seancës.

Ndërkohë që nuk do të jetë e pranishme fizikisht pasi është e infektuar me Covid, Erinda Ballanca , e cila mban aktualisht postin e Avokatit të Popullit, por do të shplosë platformën e saj nëpërmjet një lidhje në Zoom.

Të gjithë kandidatët do të kenë 5 minuta kohë për të shpjeguar pozicionin e tyre dhe platformën për udhëheqjen e këtij institucioni, ndërsa i pari në radhë ka qenë  ish-Drejtori i policisë së Shtetit, Ahmet Prençi.

11:30 – Edhe avokati Altin Goxhaj ka shpalosur platformën e tij përpara deputetëve duke i bërë jehonë teorisë së tij se ka një politikë shpopullimi për Shqipërinë të përgatitur nga George Soros.

Hrteh

Po të jem unë, nuk do të shkelë këmbë LGBT-je në shkollat e Shqipërisë deri në 18 vjeç. Kjo është axhenda e Soros. Ne duan të na zëvendësojnë brenda 20 vitesh”, tha Goxhaj.

Gjatë prezantimit të platformës së Goxhajt, deputeti i PS-së, Pandeli Majko, nuk e ka mbajtur të qeshurën në disa raste.

Hrh

PREZANTIMI I PRENÇIT:

Enkelejd Alibeaj: Qeveria shqiptare a është një shkelëse e lirive dhe të drejtave të njeriut. Nëse po cilët janë tre sektorët e shtetit që shkelin liritë themelore të Shqiptarëve dhe çdo të bëni ju nëse identifikoni këto 3 shkelje nga qeveria në të drejtat e qytetarëve?

Ahmet Prençi: Institucioni i avokatit të popullit është një institucion që monitoron nga afër veprimet e qeverisë dhe gjithë institucioneve ligj zbatuese në vend për shkeljen e të drejtave të qytetareve. për të qenë të vëmendshëm për të hetuar administrivisht të gjitha rastet e shkeljes është detyrë funksionale e Avokatit të Popullit dhe e ka bërë dhe do ta bëjë, për të dalë më pas me raporte për këto shkelje.

Saimir Korreshi: Për shkeljen e lirive të drejtave të njeriut ndodh rëndom dhe gjithë herët në Komisariatet e Policisë. Avokatët  nuk i përfaqësojnë dot, nuk lejohen të hyjnë, çfarë drejtimi do t’i jepni se kjo është shkelje shumë flagrante?

Ahmet Prençi: Është një problem që me pak kohë sa jam në sistem ekziston dhe jo vetëm kur shoqërohet në Komisariat një person. Madje ka raste kur një person që arrestohet në Delvinë, duhet të sillet ne Tiranë dhe privimi i lirisë së tij nis deri atje. Ne do të punojmë që personi që arrestohet të mos privohet nga të drejtat e tij.

Mes 20 kandidatëve që kishin depozituar më herët CV-të në Kuvend janë ish-ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmaili, ish-kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi dhe ish deputeti i PD-së, Sali Shehu.

Në përfundim të afatit janë depozituar kandidaturat si më poshtë:

1.Ahmet Prençi

2.Altin Goxhaj

  1. Besim Ndregjoni

4.Bledar Dervishaj

5.Boriana Nikolla

6.Brikena Kasmi

7.Dorian Gjomarkaj

8.Drita Avdyli

9.Endri Papajorgji

10.Ermir Kapedani

11.Erinda Ballanca

12.Evis Fico

13.Ilirjan Rusmali

14.Jordan Daci

15.Jorida Rustemi

16.Laureta Roshi

17.Ledio Braho

18.Lefterije Luzi

19.Sali Shehu

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb