Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për transmetim të drejtpërdrejtë të seancave gjyqësore, e njëherazi nxjerrjen nga kafazi prej xhami, duke argumentuar se qëndrimi aty nuk u cënon të zgjedhurit vendor asnjë të drejtë procedurale.

Kryebashkiaku i Tiranës nuk ishte i pranishëm në proces, ku gjykohet për 13 akuza të rënda penale, duke argumentuar se gjykata nuk ka zbatuar ligjin, për nxjerrjen nga kafazi prej xhami dhe ti japë mundësinë që të marrë pjesë si njeri i lirë në sallën e gjyqit. Ne letrën dërguar gjykatës, ai pretendonte se dëshironte të ishte I pranishëm në proces, për shkak se nuk ishin vënë në dispozicion 24 fashikujt e tjerë të dosjes dhe provat digjitale.

Në vijim të seancës, avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, ripërsëriti kërkesën për transmetimin live të seancave gjyqësore.

“Kërkoj lejimin e kamerave për të regjistruar live këtë proces. Fakti që vjen në sallë një punonjëse administrative dhe pyet kush është dakord e kush jo, kjo është ndërhyrje ne punët e gjykatës. Vendimmarrjen e merr trupa gjyqësore. Moslejimi i kamera në sallë ëahtë një goditje e drejtpërdrejtë e të drejtës kushtetuese që kanë mediat për të transmëtuar live”, tha ai.

Ai kërkoi po ashtu që t’i krijohen kushtet Erion Veliajt të marrë pjesë në gjyq, jashtë kafazit, në krah të avokatit.

“Mosprezenca e tij, ndikon drejtpërdrejt në proces”, tha Ndreca. Mbrojtësi ligjor, kërkoi po ashtu që seanca të zhvillohej një herë në dy javë, pasi zhvillimi çdo javë i procesit, nuk garanton mbrojtje efektive, për shkak se është afat shumë i ngushtë.

Pretendimet e avokatit u kundërshtuan nga SPAK. Prokuroria Altin Dumani tha se gjykata seanca ështe publike dhe në asnjë dispozite ligjore nuk parashikohet transmetimi live i saj.  Ndërsa, prokuroria prokurori Olsi Dado kërkoi rrëzimin e kërkesës për qëndrim jashtë kafazit të xhamit.

Gjatë seancës u relatua po ashtu se anëtari i trupës gjykuese Besmir Stroka kishte paraqitur dorëheqjen, por i ishte refuzuar nga nënkryetari. Ndërsa, avokati i Veliajt, tha se mbrojtja ka kundërshti për gjyqtaren Flora Hajredinaj. Do të paraqesim kërkesë, sipas ligjit, për këtë qëndrim.

Në kushtet kur avokati Ajola Xoxes kërkoi më shumë kohë për të paraqitur kërkesat, gjykata shtyu seancën për më 23 qershor.

Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij akuzohen për korrupsion dhe një skemë komplekse pastrimi parash.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb