Taulant Seferi e ka gjetur veten shumë mirë në Ukrainë dhe sot ka shënuar një tjetër gol me fanellën e Vorskla Poltavës. Sulmuesi i Kombëtares arriti të shënonte në një ndeshje shumë të vështirë ndaj Shakhtarit në minutën e 32 të takimit.

Seferit iu besua një penallti të cilën e konvertoi në gol kundër portierit Piatov. Për Seferin, ky ishte goli i 13 sezonal në 28 ndeshje të luajtur dhe i jep skuadrës së tij mundësinë të rivalizojë për një vend në Europë.

Pjesa e parë mes Vorsklës dhe Shakhtarit u mbyll me rezultatin 1-0 dhe duke parë ndeshjet e skuadrave të tjera, aktualisht Vorskla është në vendin e pestë dhe sheh drejt Europës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb