Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, ka deklaruar se Uashingtoni është “afër një marrëveshjeje” me Iranin, ndërsa negociatat mes palëve po vazhdojnë.
Në një intervistë për Fox News, Wright tha se bisedimet me Teheranin po vijojnë pavarësisht mesazheve kontradiktore në publik dhe se, sipas tij, progresi është më i madh se sa duket nga jashtë.
Ai e cilësoi presidentin Donald Trump si një “negociator krijues”, duke theksuar përdorimin e tij të presionit dhe pasigurisë strategjike në procesin diplomatik.
Wright u shpreh gjithashtu optimist për përfundimin e konfliktit, duke sugjeruar se një rikthim i plotë i lëvizjes së transportit detar në rajon, përfshirë Ngushtica e Hormuzit, mund të ndodhë në një periudhë të afërt nëse arrihet marrëveshja. “Unë besoj se do të kemi një fund të mirë për këtë konflikt,” tha ai gjatë intervistës.
