Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka propozuar që SHBA të heqë vizat me Kroacinë.

Blinken vlerëson Kroacinë për përparimin e jashtëzakonshëm teksa thotë se ka përmbushur standardet rigoroze të vendeve pjesëmarrëse.

Kroacia është një nga vendet e Bashkimit Europian dhe e fundit që i është bashkuar unionit.

 

NJOFTIMI NGA BLINKEN

Sot kam nominuar Kroacinë për t’u bashkuar me Programin e Heqjes së Vizave. Ky hap drejt udhëtimit pa viza njeh përparimin e jashtëzakonshëm të Kroacisë për të përmbushur standardet rigoroze për vendet pjesëmarrëse. Ne mezi presim një marrëdhënie edhe më të fortë SHBA-Kroaci.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb