Sekuestrimi më i madh ndonjëherë në Europë, 4.3 ton kokainë që kap vlerën e 240 milionë eurove, në operacionin e Triestes e përfshirë edhe SHBA

Një sasi e madhe kokaine, plot 4.3 ton, është kapur në Trieste të Italisë ditën e sotme.  Sipas mediave vendase, megaoperacioni u bë falë bashkëpunimit të Guardia di Finanza,  nën drejtimin e Drejtorisë Antimafia.

Së bashku me kokainën policia ka sekuestruar edhe 2 milionë euro cash, si dhe makina të grupit kriminal, mes të cilave edhe një kamion.

Ky është një nga konfiskimet më të mëdha të drogës ndonjëherë në Evropë.

Ndërkohë prej orëve të para të mëngjesit, mbi 60 financierë janë përfshirë në arrestimin e 38 personave të shpërndarë në Itali, Slloveni, Kroaci, Bullgari, Holandë dhe Kolumbi, të gjithë të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

Mes tyre agjentë, tregtarë me shumicë dhe transportues droge.

Hetimi filloi më shumë se një vit më parë me bashkëpunimin e drejtësisë italiane, policisë kolumbiane, së bashku me agjencinë amerikane të Hetimeve të Sigurisë Kombëtare.

Të gjitha marrëdhëniet midis prodhuesve dhe blerësve të kokainës së Amerikës së Jugut në territorin kombëtar dhe evropian u rindërtuan nga maji 2021 deri në maj 2022. Në Itali, bandat e njohura kriminale të organizuara në Veneto, Lombardi, Lacio dhe Kalabri thuhet se menaxhojnë mallin.

Vlerësohet se për 4.3 ton kokainë të sekuestruara janë paguar 96 milionë euro nga grupet kriminale, dhe nëse do të rishiteshin në tregun italian për të paktën 240 milionë euro.

Detajet e operacionit do të bëhen të ditura gjatë një konference për shtyp që do të mbahet në orën 11.30 në zyrën e Prokurorit Publik të Triestes, Antonio De Nicolo .

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb