VLORË- Policia e Vlorës ka sekuestruar 46.7 kilogram lëndë narkotike, “Cannabis Sattiva” dhe ka shpallur në kërkim poseduesin e saj.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se është shpallur në kërkim shtetasin, Eraldo Danaj, 30 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë. Shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë pasi gjatë ndjekjes nga Policia në lagjen “29-Nëntori”, ky shtetas ka përfituar nga errësira dhe në njërën prej rrugicave pranë monumentit të Pavarësisë, ka braktisur mjetin, tip “Audi-A3” me targë AA321GF.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit që i bënë automjetit, kanë gjetur dhe sekuestruar lëndën narkotike prej 46 kg e 700 gr, të llojit “Cannabis”. Lënda narkotike në formë gjethe dhe boçe, ishte e mbështjellë në qese të zeza prej plasmasi. Policia po punon për kapjen e autorit. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: