Policia italiane ka sekuestruar 1.3 ton kokainë të pastër, në Portin Gio Tauro.

Porti në fjalë, i vendosur në zonën e Kalabrisë ka qenë kohët e fundit nën mbikëqyrjen e rreptë të policisë italiane, pasi konsiderohet si porti kryesor ku bëhet kalimi i lëndëve narkotike.

Droga është gjetur nga skanera të sofistikuara në kontejnerë të mbushur me kafe dhe mish të ngrirë, që vinte nga Brazili dhe Ekuadori, shkruan “Italy24neës”


“Trafikantët e drogës mund të përzienin drogën e sekuestruar, jashtëzakonisht të pastër, deri në katër herë përpara se t’i ofronin ato në treg, duke i sjellë Ndraghetas rreth 260 milionë euro”,
njoftoi policia italiane.

Më tej në artikull thuhet se policia italiane ka arrestuar javët e fundit mijëra kilogramë drogë, ku mes të arrestuarve ka pasur dhe shqiptarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb