Selena Gomez pritet të nxjerrë albumin e saj të ri. Me një video live në Instagram këngëtarja foli për videoklipin e këngës ‘I Can’t Get Enough’ një bashkëpunim me Benny Blanko, Tainy dhe J.Balvin dhe siguroi fansat që albumi do të dalë shpejt.

“Unë aktualisht jam në studio dhe po shkon shumë mirë”, tha Selena.

“Po përpiqem të jem vërtetë e zellshme dhe e durueshme në gjithçka. Ju dua shumë. Albumi po vjen shumë shpejt”, shtoi ajo.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb