Ylli i muzikës pop, Selena Gomez, ka treguar se sa e vështirë është të hysh në një marrëdhënie të qëndrueshme që pas ndarjes nga Justin Bieber tri vite më parë.

Në një intervistë për Vogue, krijuesja e hitit “Lose You To Love Me” tha se fama e ka bërë të vështirë për të që të kuptojë nëse një person e pëlqen vërtet atë.

“Unë nuk mund të takoj dikë dhe të di nëse ai më pëlqen mua”, tha ajo.

“Të them të drejtën, unë thjesht dua të filloj nga e para. Unë dua që gjithçka të jetë krejtësisht e re për mua”.

Ajo gjithashtu tregoi se si duhej të kërkonte ndihmë profesionale pas ndarjes së çrregullt nga Bieber, sepse jeta e saj nuk ishte më në kontrollin e saj.
rreth karrierës pasi theksoi se dëshiron të bëjë një tërheqje nga muzika.

“Është e vështirë të vazhdosh të bësh muzikë kur njerëzit nuk të marrin në konsideratë. Kam pasur momente kur kam qenë si: ‘Ç’kuptim ka? Pse vazhdoj ta bëj këtë?’”.

Gomez dhe Bieber i dhanë fund marrëdhënies së tyre në vitin 2018, gjersa këngëtari tashmë është martuar me modelen Hailey Baldwin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb