Një vit më parë është diagnostikuar me sklerozë të shumëfishtë dhe prej atëherë Selma Blair, 47 vjeç, ka filluar luftën e saj kundër sëmundjes, që e ka detyruar të përdorë bastunin dhe të humbë të gjithë flokët.

Pavarësisht të gjithave, aktorja nuk e ka humbur dëshirën për të luftuar dhe për t’u zbavitur, siç tregojnë fotot e ndara në rrjetet sociale nga vetë artistja… ku ajo shfaqet teksa zhytet në pishinë nudo.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në foton e parë Selma po përgatitet për tu zhytur, një operacion shumë i vështirë, sepse për të kërkon koordinim dhe kontroll të lëvizjeve, një gjë që ajo nuk e ka më. Siç shpjegon pranë fotove, diçka shkon keq, djali Arthur 8 vjeç i prek kostumin dhe e shtyn dhe zhytja e saj transformohet në një rënie me bark.

Si për tu hakmarrë në foton pasuese ja tek e shohim që e provon sërish, duke bërë një zhytje shumë të bukur… por plotësisht e zhveshur: ’Fitore’, shkruan, Nuk dorëzohem…’
Nga momenti që ajo është diagnostikuar me sëmundjen e rëndë Blair eksperimenton çdo ditë me ushtrime dhe terapi. Disa momente nga përditshmëria e saj ajo i ndan edhe me fansat e saj në rrjetet sociale.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb