Aktori Matthew Perry ndërroi jetë të shtunën, në moshën 54-vjeçare. Autoritetet e gjetën të vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles, konkretisht në një vaskë të nxehtë.

Edhe pse autoritetet nuk kanë bërë të ditur shkakun zyrtar të vdekjes së tij, sipas TMZ, aktori amerikan duket se është mbytur pas një ataku kardiak.

Mikja e tij e mirë, Selma Blair është kujdesur t’i japë lamtumirën edhe përmes rrjeteve sociale, me një postim.

Në veçanti, ajo ka publikuar një selfie të përbashkët në llogarinë e saj personale në Instagram dhe e ka shoqëruar me një mbishkrim të vetëm, ku ka shkruar fjalë të veçanta për të dashurin e saj.

“Shoku im më i vjetër. Të gjithë e donim Matthew Perry-n, veçanërisht unë. Çdo ditë. E doja pa kushte. Dhe ai mua. Jam e lënduar dhe zemër të thyer. Ëndrra të ëmbla Mati. Ëndrra të ëmbla ”, ka shkruar ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Selma Blair (@selmablair)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb