Shumë serbë janë mbledhur sot në Gazimestan për të shënuar festën e tyre të përvitshme, që njihet si Vidovdani. Madje, një numër i konsiderueshëm erdhën me autobusë nga Serbia në Kosovë vetëm për t’u bashkuar në këtë festë.

Si çdo vit, edhe sot në mesin e qytetarëve kishte të atillë që mbanin veshur bluza me mbishkrime të ndryshme, e jo të këndshme për shqiptarët. Sot në Gazimestan u pa një i moshuar që mbante veshur një bluzë me imazhin e kreut të Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshelj, i dënuar me 10 vjet burg për krime lufte në Serbi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ky veprim përpos se nuk i pëlqeu pjesëmarrësve në Gazimestan, i ra në sy edhe Policisë së Kosovës. Kështu, policia kërkoi nga i moshuari që të heqë bluzën që shkaktoi pakënaqësi, ndërsa serbi pranoi urdhrat policor.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: