Ministri i Jashtëm serb, Marko Djuriç, njoftoi të mërkurën se Serbia dhe Shqipëria arritën një marrëveshje në parim për hapjen e zyrave konsullore në Shkodër dhe Bujanoc. Duke folur për Radio Beogradin, Djuric shprehu kënaqësinë e tij me bisedimet e tij të fundit me Ministrin e ri të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha. “Jam i kënaqur që pata bisedime kaq të mira me Ministrin e ri të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, me të cilin arritëm një marrëveshje në parim për të hapur zyra konsullore në Shkodër dhe Bujanoc”, i tha Djuric transmetuesit.
Presheva, Bujanovci dhe Medvegja formojnë që të treja një rajon në Serbinë jugore të njohur në shqip si Lugina e Preshevës, Kjo zonë është shtëpia e komunitetit më të madh të shqiptarëve etnikë që kanë mbetur në Serbi jashtë Kosovës. Sipas regjistrimit zyrtar të vitit 2022 në Serbi, në Luginën e Preshevës jetojnë 57,710 shqiptarë me banim të përhershëm, duke përbërë afërsisht 71% të popullsisë së përgjithshme të rajonit., por jo zyrtarisht numri është shumë herë më I lartë, ndësa shumë Shqiptarëve u janë pasivizuar adresat.
Organizata Youth Initiative for Human Rights (YIHR) dokumenton zyrtarisht të paktën 5,500 deri në 6,000 raste të vërtetuara të pasivizimit të adresave të Shqiptarëve, ndërkohë që liderët politikë dhe organizatat lokale raportojnë shifra edhe më të larta për shkak të rasteve që nuk janë deklaruar ende zyrtarisht. Ndërkohë në Shqipëri sipas censusit të vitit 2023, Serbët dhe malazezët ose serbo-malazezë janë një pakicë etnike e njohur në Shqipëri. Sipas të dhënave 584 persona u deklaruan si serbë dhe 511 si malazezë, një shifër shumë here më e vogël se numri I Shqiptarëve etnike të Luginës së Preshevës që deri më sot nuk kanë pasur konsullatë shqiptare.
