Jose Mourinho e ka nisur me fitore aventurën e tij të re në Seria A. Roma mposhti 3-1 Fiorentinën në një sfidë të tensionuar.

Nga një karton të kuq u dha për secilën skuadër teksa ‘heroi’ i Romës në këtë mbrëmje ishte francezi Veretout.

Në sfidën tjetër, Napoli kaloi lehtë debutuesit e Venezias që sapo janë ngjitur në Seria A. Në minutë 23-të Napoli mbeti me 10 lojtarë teksa Insigne humb penallti në minutën e 56-të.

Penalltinë e dytë 6 minuta më vonë Insigne nuk e gaboi teksa Elmas në të 73-tën mbylli hesapet e sfidës.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb