Armando Broja është një nga sulmuesit e ri më të kërkuar të momentit, me këto fjalë e nis shkrimin e përditshmja italiane “TuttomercatoWeb”, kjo për dy arsye. E para, sezonin e shkuar vërtetoi me fanellën e Southampton se çfarë potenciali zotëron, duke bindur Chelsea t’i ofrojë një kontratë të re deri në 2028.

Tuchel nuk e kishte shumë në konsideratë ndërsa me Potter në stol po fiton disa minuta, në sfidën e fundit kundër Brentford zbriti në fushë për herë të parë si titullar, por sërish nuk janë mjaftueshëm, për më tepër që londinezët po kërkojnë në tregun e transferimeve një tjetër sulmues, Nkunku është emri më i lakuar. Kjo është dhe arsyeja e dytë pse shumë klube janë vënë në lëvizje për të joshur sulmuesin shqiptar.

Broja mund të largohet nga Chelsea, por vetëm me opsion huazimi, madje mund ta bëjë diçka të tillë që në janar, gjithnjë nëse në Lodër vjen një sulmues i ri.

Tutto
Tutto

E përditshmja italiane zbulon se vetëm në Serie A, Broja ka tre admirues të mëdhenj. Napoli vijon ta shoh si zëvendësuesin ideal të Osimhen, mund ta marrin në konsideratë vetëm nëse nigeriani largohet. Milan është një tjetër skuadër që po e monitoron nga pranë, madje Maldini u takua së fundmi me përfaqësues të tij. Ekipi i tretë është Roma, ndërsa më herët për të janë interesuar edhe Atalanta e Inter. Pavarësisht kërkesave nga Italia, klubi i Chelsea preferon ta jap sërish në huazim në Premier League.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb