Etrit Berisha në një formë të shkëlqyer frenon Inter në një 90-minutësh ku priti gjithçka i shkoi në portë. Në fund, në limite u dorëzua vetëm pas një goditje në zonë të Sanchez. Zikaltërit dalin me një pikë nga transferta përballë Torino, një pikë që i rri ngushtë teksa largohen katër pikë nga Milan kryesues, jo vetëm kaq por tashmë ndjen nga pranë presionin e Juves me “Zonjën e Vjetër” që i afrohet me 3 pikë.

Bremer kaloi torinezët në avantazh në minutën e 16-të duke i lënë më pas stafetën Berishës i cili bëri gjithçka për ta mbajtur portën e paprekur. Martinez me shokë provuan në çdo formë për të kaluar murin kuqezi por për fatin e tij të keq, Sanchez në fund me një kthesë të bukur brenda në zonë dërgoi topin në rrjetë duke shmangur humbjen e Inter.

Milan shijon nga divani këtë blof të Inter teksa më herët kuqezinjtë kishin mposhtur Empolin me rezultatin minimal 1-0 fal një goli të Kalulu. Ekipi i Piolit kryeson i vetëm në krye, në kuotën e 63 pikëve, 3 me shumë se Napoli.

Blutë e Spallettit thyen 1-2 Verona në transfertë fal një “dopjetë” të Osimhen.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb