Marash Kumbulla është shndërrua në një “fenomen” në Serie A italiane, të gjithë dëshirojnë shërbimet e talentit kuqezi, një lojtar me të ardhme premtuese. Të shumë janë skuadrat të cilat kërkojnë të rezervojnë kartonin e Kumbullës, e fundit që është futur në garë është Atalanta që kërkon të formoj një dyshe kuqezi, Gjimshiti-Kumbulla. Juventus, Inter, Lazio dhe Napoli janë katër “bigët” e tjerë të Serie A të cilët prej kohësh kanë nisur negociatat me Veronën, skuadër e cila kërkon të përfitoj nga ky interesim i madh duke i vendosur një çmim fillestar, 20 milion euro.

Kumbulla
Kumbulla

Sipas “Corriere dello Sport”, Napoli ka nisur punën me hapa konkret ku nga Verona kërkojnë jo vetëm shërbimet e Rrahmanit por edhe të Kumbullës. Drejtori sportiv i Napolit, Giuntoli, po monitoron prej kohësh talentin 19-vjeçar, diçka të tillë pritet ta bëjë dhe në javët në vijim për të paraqitur në fund një ofertë zyrtare për Veronën.

Hysaj
Hysaj

Në pritje për të kuptuar se çfarë do të ndodh me Kumbullën, Napoli duhet ti jap zgjidhje përfundimtare çështjes Hysaj. Kapiteni i kombëtares po projektohet nga Gattuso si titullar për sfidën kundër Interit ndërsa mediat italiane vijojnë të insistojnë për një kalim të tij tek Juventus, ku dy klubet mund të futen në negociata për shkëmbimin e Hysajt me De Sciglion.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: