SPANJA

Real Madrid ka hedhur një tjetër hap fals në garën për titull. Madrilenët kanë barazuar 0-0 ndaj Real Betis, vendin të 6-të të La Ligas.

Me këtë barazim, Real Madrid i jep shansin Atletico Madridit të shkëputet me 5 pikë nga ta në krye të renditjes. Nga hapi fals mund të përfitojë edhe Barcelona, që nesër ka një transfertë të vështirë në Villareal, por me një fitore barazon me pikë ‘Los Blancos.

Po ashtu Atletico Madrid që ende mban kreun e renditjes, nesër luan ndaj Athletic Bilbao.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb