Situata në kantierin e aeroportit të Vlorë vijon të mbetet e tensionuar, pasi edhe për të dytën ditë radhazi punëtorët dhe kompanitë e Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit, që kryejnë punimet nuk janë lejuar të hyjnë në zonën e ndërtimit.
Bllokimi ka sjellë pezullimin e proceseve të punës në kantier, ndërsa burime nga vendngjarja bëjnë me dije se në qendër të përplasjes janë mosmarrëveshjet mes Mabco dhe 2A Group.
Ndërkohë, mbetet ende e paqartë se kur do të rifillojnë normalisht punimet në aeroportin e Vlorës, një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në vend.
Kujtojmë se tensione pati dhe dje, ku ka pasur përplasje me policinë.
